
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka takuar përfaqësuesit e organizatës CSSP, organizate gjermane e specializuar në fushën e ndërmjetësimit e përfaqësuar nga Dr. Juan Diaz, Christoph Luettmann dhe Bekim Ismajli.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi dhe përfaqësuesit e CSSP-së biseduan për përkrahjen që i jep kjo organizate ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës, si dhe planet e zhvillimit të programeve të trajnimit për ndërmjetësues të rinj, me qëllim që nëpërmjet ndërmjetësimit të lehtësohet ofrimi i qasjes në drejtësi për të gjithë. Po ashtu, u bisedua për shkëmbimin e përvojave të mira të ndërmjetësimit në rajon, progresin e qendrave të ndërmjetësimit të themeluara nga donator të ndryshëm në Kosovë dhe avancimin e infrastrukturës nën-ligjore të shpallur nga Komisioni për Ndërmjetësim.
Ministri Kuçi dhe përfaqësuesit e CSSP-së u pajtuan që të zhvillojnë aktivitete konkrete drejte zhvillimit të ndërmjetësimit dhe ofrimit të këtij shërbimi pranë qytetarëve në të gjithë Republikën e Kosovës.