Skip to content
Ministri Kuçi ka takuar përfaqësuesit e Projektit të Binjakëzimit

Ministri Kuçi ka takuar përfaqësuesit e Projektit të Binjakëzimit

Prishtinë, 28/02/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me rastin e përfundimit të misionit, sot ka takuar këshilltarin rezident të Projektit të Binjakëzimit “Standarde të BE-së për Ministrinë e Drejtësisë”, Bernd Messerschmidt, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij dhënë në këtë projekt. Ai njëkohësisht vlerësoi punën e projektit, i cili me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë do të vazhdojë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, në dhënien e ndihmës sa i përket ngritjes së kapaciteteve në ministri. 

Ndërsa, këshilltarit të ri të këtij projekti z. Jan MacLean, Ministri Kuçi i ka ofruar bashkëpunim të ngushtë në realizimin e planit të punës se projektit të Binjakëzimit.

Foto Galeria

Skip to content