Skip to content
Ministri Kuçi ka uruar Avokatin Ibrahim Dobruna për zgjedhjen në krye të OAK-ut

Ministri Kuçi ka uruar Avokatin Ibrahim Dobruna për zgjedhjen në krye të OAK-ut

Prishtinë, 04/11/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka uruar Avokatin Ibrahim Dobruna, për zgjedhjen  e tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në letrën e Ministri Kuçi dërguar Kryetarit të ri të Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, thuhet: “Më lejoni që përmes kësaj letre të shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj si Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës. 

Me kënaqësi kam pranuar lajmin për emërimin tuaj në krye të Avokatëve të Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur se përvoja juaj e pasur dhe e larmishme në fushën e jurisprudencës do të sjellë një vlerë të re dhe model të shkëlqyeshëm të udhëheqjes me OAK-un. Andaj, unë jam i lumtur që gjatë mandatit tim do të kem nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunojë me juve në çështje me rëndësi qenësore të sundimit të ligjit në vendin tonë. 

Foto Galeria

Skip to content