Skip to content
Ministri Kuçi ka vlerësuar punën e bërë nga OSEB-ja në Kosovë

Ministri Kuçi ka vlerësuar punën e bërë nga OSEB-ja në Kosovë

Prishtinë, 17/10/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier. Gjatë takimit u fol për punën e Qeverisë së Kosovës në arritjen e nivelit më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mundësinë e bashkëpunimit me OSBE-në në këtë drejtim. 

Duke çmuar lartë punën OSBE-së në Kosovë deri tani, Ministri Kuçi theksoi se roli i OSBE-së në Kosovë duhet të fuqizohet akoma më tepër, veçanërisht në bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, në zhvillimin e mëtejshëm të të drejtave të pakicave dhe rol më aktiv në reformën zgjedhore, përfshirë këtu monitorimin e zgjedhjeve në të ardhmen. 

Ministri Kuçi përmendi rolin e rëndësishëm që OSBE-ja duhet të luajë sidomos në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në veriun e Kosovës. Duke nënvizuar problemet që rrjedhin nga neutraliteti ndaj statusit të Kosovës, me tej Ministri Kuçi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë të Republikës së Kosovës në OSBE dhe organizata e mekanizma të tjerë të rëndësishëm për të drejtat e njeriut dhe siguri në Evropë dhe në botë.  

Foto Galeria

Skip to content