
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takim me drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Drejtësisë të cilëve fillimisht u urojë një fillim viti të mbar.
Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi ka biseduar rreth punës dhe aktiviteteve të Ministrisë, si dhe planin e punës për vitin 2016, me ç ‘rast drejtorët e departamenteve shpalosen planet dhe aktivitetet e punës, të cilat parashohin t’i realizojnë gjatë këtij viti.
Ministri Kuçi falënderojë drejtorët për punën që kanë bërë dhe gjithashtu kërkojë përqendrim të shtuar edhe gjatë këtij viti. Theks të veçantë, Ministri Kuçi, i vuri Kodit Civil dhe Ligjit për Çështje Pronësore dhe njëherit kërkojë punë dhe angazhim më të shtuar.
Gjithashtu, Ministri Kuçi përmendi punën e mirë të secilit departament dhe kërkojë të vazhdohet me këtë trend. Ai falënderojë drejtorët duke i`u uruar suksese në realizimin e projekteve të tyre.