Skip to content
Ministri Kuçi ofroi mbështetje institucionale për DML-në

Ministri Kuçi ofroi mbështetje institucionale për DML-në

Prishtinë, 19/02/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një vizitë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML), me ç’rast u prit nga drejtori Arsim Gerxhaliu dhe stafi i këtij Departamenti. 

Me këtë rast, Ministri Kuçi u njoftua me kushtet e punës në këtë departament, si dhe për planet dhe bashkëpunimin me ekipin e EULEX-it. Në këtë drejtim, Ministri Kuçi e vlerësoi punën që ka bërë EULEX-i në kuadër të DML-së, kurse punën e këtij departamenti e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, duke i`u ofruar mbështetje sidomos për sektorin e të zhdukurve, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm.

Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me tranzicionin e misionit të EULEX-it tek Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ndërkohë u bisedua për planet që DML të funksionon në të ardhmen si Agjencion i Pavarur.

Ministri Kuçi premtoi vazhdim të mbështetjes për Departamentin e Mjekësisë Ligjore në ngritjen e kapaciteteve dhe të kushteve për punë duke i ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse institucionale.
 

Foto Galeria

Skip to content