Skip to content
Ministri Kuçi pranon mbështetje për konkludim të MSA-së dhe liberalizim të vizave

Ministri Kuçi pranon mbështetje për konkludim të MSA-së dhe liberalizim të vizave

Prishtinë, 02/10/2015

Me ftesë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të këtij vendi.

Ministri Kuçi ka takuar Drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Appleby. Të dy palët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Diskutimi është përqendruar në arritjet në fuqizimin e sundimit të ligjit përmes reformave të vazhdueshme, në procesin  e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, si dhe në konkludimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.  Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë mbështetjen e ofruar gjatë takimit në konkludimin sa më të shpejtë të MSA-së dhe sigurimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.  

Ministri Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes  së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Westminster. Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë.

Foto Galeria

Skip to content