Skip to content
Ministri Kuçi priti në takim Ambasadorin Cliff

Ministri Kuçi priti në takim Ambasadorin Cliff

Prishtinë, 16/01/2015

Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë t`a kenë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi dhe Ambasadori Cliff, kanë biseduar rreth çështjeve prioritare të sistemit të drejtësisë, për sfidat kryesore, problematikat aktuale dhe vizionin e të ardhmes për të rikthyer besimin e plotë të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë në thellimin e këtij bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Foto Galeria

Skip to content