Skip to content
Ministri Kuçi priti në takim ambasadorin suedez, Mats Staffansson

Ministri Kuçi priti në takim ambasadorin suedez, Mats Staffansson

Prishtinë, 15/02/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim, ambasadorin e Suedisë në Maqedoni të akredituar për Kosovë, Mats Staffansson, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, sidomos në angazhimin rreth sistemit të drejtësisë. 

Ministri Kuçi, duke e vlerësuar lart angazhimin e deritanishëm të shtetit Suedez,  e njoftoi  ambasadorin, Staffansson , rreth të arriturave në sundimin e ligjit dhe njëherit kërkoi që edhe në të ardhmen bashkëpunimi të vazhdoj në mes të dyja shteteve.

Ministri Kuçi, njëkohësisht e njoftoi, ambasadorin Staffansson rreth prioriteteve që ka Kosova  në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.  E njoftoi rreth agjendës evropiane të vendit, e sidomos për punën e bërë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe përgtaditjet që po bënë Kosova për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

E në anë tjetër, ambasadori i Suedisë, ka theksuar se shteti i tij është i përkushtuar për t`a mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, reformimit të sistemit të drejtësisë, si dhe për proceset tjera të rëndësishme për vendin.

Foto Galeria

Skip to content