Skip to content
Ministri Kuçi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Karajanov

Ministri Kuçi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Karajanov

Prishtinë, 15/07/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik tetë vjeçar në Republikën e Kosovës.

Ministri Kuçi falënderoi Ambasadorin Karajanov për punën e bërë gjatë shërbimit të tij dhe shprehu konsideratën e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. 
Në këtë takim, po ashtu u vlerësua se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, gjë që dëshmohet nga 27 marrëveshjet bilaterale që kanë nënshkruar këto dy shtete. 

Foto Galeria

Skip to content