Skip to content
Ministri Kuçi priti në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë

Ministri Kuçi priti në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë

Prishtinë, 29/08/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim lamtumirës Shefen e Zyrës së Suedisë në Kosovë, Ingrid Johansson, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Republikën e Kosovës. 

Ministri Kuçi, falënderoi zonjën Johansson për punën e bërë gjatë shërbimit të saj dhe shprehi konsideratën e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Në këtë takim, po ashtu u vlerësua se Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie të mira, ndërsa po vazhdohet të punohet për thellim më të madh të bashkëpunimit në shumë fusha në mes të dy vendeve. 

Foto Galeria

Skip to content