Skip to content
Ministri Kuçi priti në takim Shefin e EULEX, Gabriele Meucci

Ministri Kuçi priti në takim Shefin e EULEX, Gabriele Meucci

Prishtinë, 26/08/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth çështjeve të vazhdueshme në sistemin gjyqësor në Kosovë. Kuçi ka falënderuar Shefin e EULEX-it, Meucci për bashkëpunimin e deritanishëm që ky mision ka pasur në veçanti me Ministrinë e Drejtësisë si dhe mbështetjen në reformat të cilat janë ndërmarr në reformonim e sistemit të drejtësisë në vend. 

Ministri Kuçi dhe Shefi i Misionit EULEX, diskutuan fundin e afërt të mandatit të tanishëm të EULEX-it në qershor 2016, si rezultat edhe çështjet që ndërlidhen me përfundimin e këtij mandati me qëllim të mos lejimit të krijimit të zbrazëtirave në sistemin gjyqësor.  Kuçi dhe  Meucci u pajtuan mbi rëndësinë e ndjekjes penale të të gjitha krimeve të luftës, korrupsionit dhe krime të tjera pa marrë parasysh përkatësinë politike apo etnike të kryerësve. 

Gjithashtu, palët u pajtuan për  koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të përbashkëta në mes të institucioneve të drejtësisë dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit  të ligjit në vend. 

Foto Galeria

Skip to content