Skip to content
Ministri Kuçi priti në takim Zëvendësministrin e ri në Ministrinë e Drejtësisë

Ministri Kuçi priti në takim Zëvendësministrin e ri në Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 04/09/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në takim njoftues Zëvendësministri e ri, Nusret Hoxha, me të cilin  biseduan rreth aktiviteteve të Ministrisë së Drejtësisë. 

Ministri Kuçi i uroj mirëseardhje Zëvendësministrit Hoxha, bashkëpunim  dhe angazhim në mbarëvajtjen e punëve në Ministrinë e Drejtësisë,  si dhe kërkoj përkushtim për drejtësi për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës.  

Zëvendësministri Hoxha, ka falënderuar Ministrin Kuçi dhe është shprehur i hapur për bashkëpunim me të gjitha njësitë e Ministrisë së Drejtësisë, duke vlerësuar se puna e përbashkët do të jetë në të mirë të institucionit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 

Foto Galeria

Skip to content