Skip to content
Ministri Kuçi priti sot në takim Ministrin  e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, z. Driton Kuqi

Ministri Kuçi priti sot në takim Ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, z. Driton Kuqi

Prishtinë, 12/05/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua sot me Ministrin  e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, z. Driton Kuqi, me të cilin biseduan për nevojën e intensifikimit të  bashkëpunimit, jo vetëm në fushën ekonomike por në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Ministri Kuçi ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm dhe konstruktiv rolin e faktorit shqiptar në të gjitha zhvillimet në Maqedoni. Ai theksoi se faktori shqiptar në Maqedoni është determinues edhe për raportet midis dy vendeve tona. 

Ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, z. Kuqi duke rikonfirmuar gatishmërinë e tij për të quar përpara këtë bashkëpunim,  shprehu edhe  përgëzimet e tij për  dy të arriturat  e mëdha të Kosovës: rekomandimin  pozitiv për liberalizimin e vizave dhe pranimin në UEFA.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona kanë impakt pozitiv për zhvillimin dhe stabilitetin rajonal dhe në të njëjtën kohë i shërbejnë përshpejtimit të agjendës euroatlantike të Kosovës dhe Maqedonisë

Foto Galeria

Skip to content