
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, znj. Kivilicim Kiliç.
Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme, në mes tyre dhe mbështetjen që Turqia ka dhënë për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Kiliç lidhur me ecurinë e reformave të ndërmarra deri më tani nga Ministria e Drejtësisë dhe njëherit e ka falënderuar për kontributin që ka dhënë shteti i Turqisë për Kosovën.
Ambasadorja Kiliç ka falënderuar Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë.