Skip to content
Ministri Kuçi takoi Ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi

Ministri Kuçi takoi Ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi

Prishtinë, 16/01/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi,  i cili fillimisht  e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri në detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve Kosovën në fusha të ndryshme e veçanërisht në fushën e drejtësisë. 

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka njoftuar Ambasadorin Minxhozi për punët që janë bërë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.  Ai tha se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë prioritet drejtësinë dhe sigurinë dhe se është krijuar një ambient i mirë sa i përket sistemit gjyqësor në vend.

Në lidhje me këtë, palët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sidomos në çështjet e shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikës në hartimin e legjislacionit si dhe bashkëpunimin në fushën civile.
 

Foto Galeria

Skip to content