Skip to content
Ministri Kuçi takoi Inspektoratin e SHKK-së dhe drejtoret e Qendrave Korrektuese e të Paraburgimit të Kosovës

Ministri Kuçi takoi Inspektoratin e SHKK-së dhe drejtoret e Qendrave Korrektuese e të Paraburgimit të Kosovës

Prishtinë, 12/08/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në një takim pune Inspektoratin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe drejtoret e Qendrave Korrektuese e të Paraburgimit.

Në këtë takim është biseduar për punën që është duke u bërë në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe rrolin që do ta ketë në këtë shërbim Inspektorati i SHKK-së.

Më këtë rast, ministri Kuçi ka paraqitur veprime që janë ndërmarr për ndryshimet qeverisëse dhe ngritjen e cilësisë së punës në SHKK dhe ka kërkuar nga Inspektorati e drejtoret bashkëpunim dhe përkushtim në punë, në mënyrë që SHKK-ja të jetë sa me efikase. 

Po ashtu, ministri Kuçi tha se pas themelimit të Inspektoratit, do të merren disa veprime tjera vetëm në shërbim të ngritjes së cilësisë së punës në SHKK.  

Foto Galeria

Skip to content