Skip to content
Ministri Kuçi takoi përfaqësuesit e familjarëve të të burgosurve

Ministri Kuçi takoi përfaqësuesit e familjarëve të të burgosurve

Prishtinë, 03/07/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi zhvilloi sot një takim më përfaqësuesit e familjeve të të burgosurve, me të cilët bisedoi për Ligjin për Amnisti.

Ministri Kuçi theksoi se ky Ligj ka qenë një nga prioritetet e tij prej marrjes së mandatit si Ministër i Drejtësisë. Ai e vlerësoi të rëndësishëm këtë Ligj nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky Ligj, theksoi Ministri Kuçi është rezultat i konsensusit politik në Kosovë dhe tani miratimi i tij është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe shtoi se do të respektohet çdo vendim që do të marrë Kuvendi i Kosovës lidhur me këtë çështje.

Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë e tij për organizimin e një takimi të përbashkët me familjarët e të burgosurve dhe Komisionin Parlamentar për Legjislacion për të diskutuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Ai tha se qëllimi i Ligjit është që amnistia të përfshijë vepra të caktuara dhe jo një etnitet, apo një pjesë të territorit, por çdo vepër e amnistuar do të jetë për çdo rast, respektivisht vepër dhe kryes pa dallime etnie dhe në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Ministri Kuçi ka kërkuar nga të burgosurit që gjenden në grevë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, që për hir të shëndetit të tyre të ndërpresin grevën e urisë duke ju premtuar angazhim maksimal në trajtimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tyre. 

Foto Galeria

Skip to content