Skip to content
Ministri Kuçi takon Raportuesin për Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde

Ministri Kuçi takon Raportuesin për Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde

Prishtinë, 05/10/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka takuar sot Raportuesin për Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde.  

Conde po qëndron në Kosovë në një mision fakt-mbledhës për raportin e ardhshëm të Këshillit të Evropës për Kosovën. 

Ministri Kuçi ka njoftuar Parlamentarin Conde për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, legjislacionin e hartuar në përputhje me standardet Evropiane dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe garantimit të drejtave të njeriut. 

Ministri Kuçi gjithashtu njoftoi z. Conde lidhur me përpjekjet e Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë për të siguruar një ambient të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë respektimin e të drejtave jo-shumicë dhe përfshirjen e tyre në institucione. Me theks të veçantë u diskutua edhe për qasjen në drejtësi për komunitetin jo-shumicë dhe krijimin e mekanizmave ligjorë dhe praktik që lehtësojnë qasjen në drejtësi për të gjitha komunitetet, pa dallim.

Foto Galeria

Skip to content