Skip to content
Ministri Kuçi u takua me Ambasadoren franceze, Maryse Daviet

Ministri Kuçi u takua me Ambasadoren franceze, Maryse Daviet

Prishtinë, 18/12/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadoren e re të Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, të cilës njëherësh i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re. 

Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Francës dhe shprehen gatishmërinë për thëllimin e këtij bashkëpunimi.

Ambasadorja Daviet shprehi gatishmërinë për të ofruar përvojën dhe eksperiencën e vendit të saj, për institucionet e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Ministri Kuçi pasi shprehi kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, kërkoi përkrahjen e shtetit francezë, në përmbushjen e kritereve nga institucionet e Kosovës, në rrugën drejtë integrimeve evropiane.

Foto Galeria

Skip to content