Skip to content
Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Blomeyer

Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Blomeyer

Prishtinë, 14/02/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Blomeyer.

Në këtë takim, Ministri Kuçi dhe Ambasadori Blomeyer, vlerësuan bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë. Ministri Kuçi ka njoftuar Ambasadorin Blomeyer me rrjedhën e procesit të dialogut për drejtësinë që është duke u zhvilluar me Serbinë, ku ritheksoi se Kosova do të ketë sistem unik të drejtësisë, me ligje të aplikueshme në tërë territorin e saj dhe me qasje në drejtësi duke u bazuar në standarde ndërkombëtare për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe rreth tranzicionit të misionit të EULEX-it në Kosovë dhe u theksua nevoja që misioni i EULEX-it duhet të angazhohet maksimalisht në forcimin e kapaciteteve vendore, me qëllim që mos të ketë mungesë efikasiteti në sistemin e drejtësisë.
 

Foto Galeria

Skip to content