Skip to content
Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Blomeyer

Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Blomeyer

Prishtinë, 12/03/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me shtetin gjerman dhe për misionin e EULEX-it në Kosovë.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, e në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Lidhur me misionin e EULX-it në Kosovë, Ministri Kuçi duke vlerësuar punën e këtij misioni, shprehu nevojën që çështja e misionit të EULEX-it të definohet sa më parë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.
 

Foto Galeria

Skip to content