Skip to content
Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin gjerman, Peter Blomeyer

Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin gjerman, Peter Blomeyer

Prishtinë, 14/11/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, të cilit njëherësh i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re. 
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë, ndërsa Ministri Kuçi njoftoi Ambasadorin me punët që po bëjnë institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe me të gjitha institucionet tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë. Ministri shprehu bindjen e tij që ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet më shumë, sidomos në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori Blomeyer duke vlerësuar të arriturat që ka bërë Kosova, premtoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmën e shteti gjerman për Kosovën.  

Foto Galeria

Skip to content