Skip to content
Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin norvegjez Braathu

Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin norvegjez Braathu

Prishtinë, 20/09/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thëllimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Me këtë rast, Ministri Kuçi pasi ka falënderuar Ambasadorin norvegjez për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij ka dhënë për Kosovën, ka thënë se thëllimi i bashkëpunimit në mes të dy vendeve, do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore.

Në takim, po ashtu u bisedua për mundësinë e avancimit të marrëdhënieve në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Norvegjisë.

Foto Galeria

Skip to content