Skip to content
Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Studman

Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Studman

Prishtinë, 22/01/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së për Ballkanin Perëndimorë, Gerard Studman, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së.

Ministri Kuçi ka falënderuar Ambasadorin Studman për mbështetjen që ka dhënë OSBE-ja gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera.

Kuçi ka vlerësuar punën e OSBE-së të bërë në fushën e drejtësisë, në veçanti në promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, me thekës të veçantë të minoriteteve. Poashtu, Ministri Kuçi ka uruar Ambasadorin Studman, për marrjen e kryesimit të OSBE-së nga Zvicra, duke e vlerësuar këtë si lajm të mirë për Kosovën dhe për mundësin e thellimit të bashkëpunimit. Ambasadori Studman shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës dhe gatishmërinë e thëllimit të këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera në të ardhmen.  

Foto Galeria

Skip to content