Skip to content
Ministri Kuçi u takua me drejtorët e institucioneve korrektuese

Ministri Kuçi u takua me drejtorët e institucioneve korrektuese

Prishtinë, 27/02/2013

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe drejtorët e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit.

Në këtë takim u diskutua për menaxhimin e punëve dhe detyrave që dalin nga ligjet dhe rregulloret me të cilat funksionojnë institucionet korrektuese, ndërsa u potencuan vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto institucione, si dhe u paraqiten prioritete e tyre për vitin kalendarik 2013. 

Ministri Kuçi pasi potencoi për punën e mirë dhe konsolidimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe tejkalimin e vështirësive eventuale. Po ashtu, Ministri Kuçi ofroi mbështetjen e plotë për stafin udhëheqës të SHKK-së, për rritje të efikasitetit në punë, gjithnjë duke u bazuar në ligj.

Drejtorët e institucioneve korrektuese premtuan për një angazhim më të madh në të ardhmen, me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe vështirësive në punë. 

Foto Galeria

Skip to content