
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot është takuar me drejtorët e Qendrave Korrektuese dhe të Paraburgimit të Kosovës.
Në këtë takim, në të cilin u diskutua për punët që po bëhen nëpër Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit të Kosovës, Ministri Kuçi ka kërkuar nga drejtorët e këtyre qendrave, përkushtim më të madh në punë, në mënyrë që këto qendra të kryejnë punët e tyre sa më mirë dhe duke u bazuar në kompetencat ligjore që kanë.