
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të MD-së dhe KDI-së, duke u bazuar në mandatin e këtyre institucioneve.
Me këtë rast, ministri Kuçi ka njoftuar drejtorin e KDI-së me të arriturat që janë bërë në përmbushjen e kërkesave të opinionit publikë dhe Raportit të Progresit, përmes ligjeve të përfunduara dhe u shpreh i hapur për të ndihmuar shoqërinë civile, si dhe për të bashkëpunuar me ta në projekte të ndryshme.
Në anën tjetër, drejtori Kryeziu shfaqi interesim konkret për draft-ligjet tjera dhe nevojën për informimin e qytetareve, për përmbajtjen dhe përfitimin e tyre nga këto ligje.