Skip to content
Ministri Kuçi u takua me ekspertet gjerman të projektit të binjakëzimit “Standarde të BE-së për MD-në”

Ministri Kuçi u takua me ekspertet gjerman të projektit të binjakëzimit “Standarde të BE-së për MD-në”

Prishtinë, 13/09/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim ekspertet gjerman të projektit të binjakëzimit “Standarde të BE-së për MD-në”, Gunter Rieger, Herber Henes dhe Jörg Müller.

Në këtë takim është biseduar për mundësin e trajnimit të stafit social, ndërsa nga bashkëbiseduesit është mbështetur ideja e themelimit të studimeve Master në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinë dhe mbështetja e këtyre studimeve nga disa universitete të Gjermanisë, ku stafi i Shërbimit Sprovues e Korrektues të Kosovës dhe Qendrave Sociale, do të kenë mundësin e aplikimi në këto studime.

Foto Galeria

Skip to content