
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Volker Halbauer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për një siguri të qëndrueshme.
Ministri Kuçi falënderoi Gjeneralin Hauber për sakrificat e bëra nga trupat e NATO-së dhe për kontributin e vazhdueshëm që Kosova vazhdon të gëzoj nga KFOR-i në ruajtën e paqes, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të duhura. Më tej, Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar ruajtjen a një atmosfere të qëndrueshme politike në Kosovë.
Gjeneral Halbauer, përgëzoi Ministrin Kuçi për arritjet që ka bërë Kosova në shumë fusha, si në atë politike, ekonomike, të sigurisë dhe shprehu optimizmin e tij për zhvillim të mëtejshëm të gjithanshëm, duke theksuar pot