Skip to content
Ministri Kuçi u takua me krerët e Odës së Noterëve të Kosovës

Ministri Kuçi u takua me krerët e Odës së Noterëve të Kosovës

Prishtinë, 17/04/2012

Pas konstituimit të Odës së Noterëve të Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Kryetaren e sapo zgjedhur të Odës së Noterëve, Arbena Shehu dhe Nënkryetarin e kësaj ode, Arben Mustafa.

Me këtë rast, Ministri Kuçi ka uruar Kryetaren Shehu me rastin e zgjedhjes së sajë në krye të Odës së Noterëve të Kosovës, njëkohësisht i ka ofruar bashkëpunim të plotë në punët që do ta presin këtë institucion, si dhe në sfidat që mund t’i paraqitën.

Në anë tjetër, Kryetarja Shehu ka falënderuar Ministrin Kuçi për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhënë sistemit noterial në Kosovë, që nga fillimi i themelimit të tij. 

Foto Galeria

Skip to content