
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim të përbashkët kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, Evgeni Tanchev dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, me të cilët ka biseduar për mundësit e zhvillimit të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Pas këtij takimi, ministri Kuçi shprehi kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e asaj të Bullgarisë dhe shprehi mbështetjen e plotë të Qeverisë për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Në këtë takim biseduam për mundësit e ndërtimit të arkitekturës së drejtësisë në Republikën e Kosovës, për bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe vlerësova bashkëpunimin e lartë që ekziston në mes të dy gjykatave kushtetuese. Po ashtu, shpreha qëndrimin e Qeverisë, për mbështetjen e plotë që ka Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në punën e vet dhe konstatimin që të gjitha problemet politike në Kosovë janë zgjidhë përmes rrugëve juridike, çka i jep një shprese qytetarit por edhe sistemit të tërësishëm të drejtësisë në vendin tonë”, tha ministri Kuçi dhe shtoi së Ministria e Drejtësisë do të jep gjithë mbështetjen e duhur për një bashkëpunim të tillë dhe për forcimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, Evgeni Tanchev ka vlerësuar mos ndërhyrjen e politikës në vendimet e Gjykatës Kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Ishte kënaqësi e madhe për ta vizituar Republikën e Kosovës, partnerin tonë Gjykatën Kushtetuese, po ashtu ishte kënaqësi e madhe për të dëgjuar nga zëvendëskryeministrit Kuçi, së vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë sfiduar nga politika sikurse në disa raste në disa shtete të caktuara”, tha zoti Tanchev.
Ndërsa, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani tha së është i kënaqur që politika në Kosovë gjithmonë ka pas dashamirësin që të mos i kontestojë vendimet e gjykatës, duke e vlerësuar këtë, si sinjal inkurajues për të shtyrë me tej profesionalizimin e Gjykatës Kushtetuese.