Skip to content
Ministri Kuçi u takua me një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë

Ministri Kuçi u takua me një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë

Prishtinë, 24/04/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) së Shqipërisë, të kryesuar nga Zëvendëskryetari i këtij këshilli, Elvis Çefa.

Ministri Kuçi njoftoi delegacionin nga Shqipëria për punët që janë bërë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ai tha se institucionet e Kosovës kanë hartuar infrastrukturë ligjore të standardëve ndërkombëtatre, kanë krijuar kushte të mira për punë për sistemin gjyqësorë, kanë bërë ngritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët etj.

Kuçi tha se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë prioritet drejtësinë dhe sigurinë dhe se është krijuar një ambient i mirë politik sa i përket sistemit gjyqësor. Ai tha se vazhdimisht po punon, gjithnjë duke respektuar pavarësinë ndërinstitucionale, në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të respektuar.

Zëvendëskryetari i KLD-së, Elvis Çefa, pasi falënderoi Ministrin Kuçi për pritjen, vlerësoi hapat siç tha ai të mëdha që ka bërë Kosova në sistemin gjyqësorë. Çefa tha se në Kosovë është krijuar një klimë e mirë që gjyqësori të punojë në mënyrë të pavarur.

Gjatë takimit palët kanë biseduar për bashkëpunimin ndërshtetërorë në sistemin gjyqësorë dhe mundësin e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. U bisedua për mundësin e thellimit të bashkëpunimit në fusha të caktuara brenda sistemit gjyqësorë, me qëllim të luftës ndërshtetërore dhe ndërkombëtare kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha dukurive tjera negative. 

Po ashtu, temë e takimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave dhe eksperiencave në mes të dy vendeve me qëllim të krijimit të një sistemi gjyqësor të standardëve ndërkombëtare. 

Foto Galeria

Skip to content