Skip to content
Ministri Kuçi u takua me përfaqësues të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar

Ministri Kuçi u takua me përfaqësues të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar

Prishtinë, 11/03/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga  Zëvendësministri, Daut Xhemajli, kanë pritur në takim përfaqësues të Institutit për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë (ISDY) dhe të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar (Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës dhe Handikos-it). 

Në takim u diskutua për shqetësimet dhe kërkesat që kanë Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuar, u diskutua për Strategjinë dhe planin e veprimit, për shqyrtimin e politikave dhe legjislacionit për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe për planin e gjuhës së shenjave.

Po ashtu, nga të pranishmit u vlerësua fakti se të gjitha seancat e Parlamentit të Kosovës, si dhe lajmet e mbrëmjes në Radio Televizionin e Kosovës, transmetohen edhe në gjuhën e shenjave.

Ministria e Drejtësisë ofroi asistencë në shpërndarjen e 250 karrocave që do të arrijnë së shpejti në Kosovë nga Amerika, si rezultat i një projekti të realizuar nga Handikos.

Foto Galeria

Skip to content