Skip to content
Ministri Kuçi u takua me përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Zgjidhje të Konflikteve

Ministri Kuçi u takua me përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Zgjidhje të Konflikteve

Prishtinë, 23/10/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri  i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Zgjidhje të Konflikteve, e cila udhëhiqet nga ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Katarina Kresal dhe ish-Ministri i Drejtësisë së Republikës së Sllovenisë, Ales Zalar.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka njoftuar ish-ministrat slloven për punën që është duke e u bërë në reformimin e sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës, sipas raportit të studimeve te fizibilitetit.   

Gjithashtu, në takim u shkëmbyen ide dhe vizione për sfidat e drejtësisë së Kosovës, ku u veçuan reduktimi i lëndëve të grumbulluara në gjykata, llogaridhëniea, pavarësina e gjyqësorit, funksionalizmi i profesioneve të lira (ndërmjetësimi, noteria) dhe themelimi i Akademisë së Drejtësisë.

Në anën tjetër mysafiret nga Sllovenia prezantuan praktikat e suksesshme të reformave të zbatuara në sistemin e drejtësisë së Slloveni gjatë rrugëtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fund bashkëbiseduesit u pajtuan që të hulumtojnë format dhe metoda për të bashkëpunuar në interes të zhvillimit të drejtësisë në Kosovë. 

Foto Galeria

Skip to content