Skip to content
Ministri Kuçi u takua me profesorët e Oxfordit, Shields dhe Pritchard

Ministri Kuçi u takua me profesorët e Oxfordit, Shields dhe Pritchard

Prishtinë, 28/03/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim profesorët nga Universiteti i Oxfordit të Britanisë së Madhe, Derec Shields dhe Elenor Pritchard.

Në këtë takim, Ministri Kuçi dhe profesorët nga Oxfordi, kanë biseduar për mundësin e bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Universitetit të Oxfordit, lidhur me projektet e drejtësisë në tranzicion.

Po ashtu, temë tjetër e këtij takimi ishte edhe projekti i Ministrisë së Drejtësisë për krijimin e Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe mundësia e ofrimit të përvojës së këtij universiteti, lidhur me këtë Akademi. 

Foto Galeria

Skip to content