
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me drejtorët e departamenteve dhe të strukturave tjera të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilët ka biseduar për aktivitetet në kuadër të planit të punës që parashihen të zhvillohen në të ardhmen.
Në këtë takim, Ministri Kuçi ka kërkuar nga udhëheqësit e departamenteve dhe njësive tjera të Ministrisë, të jenë të përkushtuar në punë dhe në veçanti të fokusohen në hartimin e ligjeve, si dhe në përmbushjen e detyrave që dalin nga agjenda evropiane.