Skip to content
Ministri Kuçi u takua me udhëheqësen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Ministri Kuçi u takua me udhëheqësen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Prishtinë, 28/02/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim udhëheqësen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. 

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për formimin e strukturave për implementimin e politikave në  mbrojtjen e fëmijëve.

Po ashtu, temë e këtij takimi ishin edhe sfidat që shfaqen në të gjitha nivelet institucionale për mbrojtjen e fëmijëve. 

Foto Galeria

Skip to content