Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Michel Merlotti dhe Roland Niklaus, udhëheqës të projektit zviceran të noterisë “Mbështetje sistemit noterial të Kosovës”, me të cilët bisedoi lidhur me mbarëvajtjen e procesit të krijimit të sistemit noterial në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim, ministri Kuçi shprehi falënderimin e tij për ndihmën që është duke e dhënë Instituti Ndërkombëtar për Studime të Larta të Noterisë, për funksionalizimin e sistemit noterial në Republikën e Kosovës.
Ndërsa, drejtori i projektit Merlotti, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dhe dinamiken e punëve që janë duke u bërë drejtë funksionalizimit të sistemit noterial.
Po ashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan që shumë shpejt të fillojë kampanja vetëdijesuese lidhur me ndikimin pozitivë që do ta ketë sistemi noterial, në sistemin e përgjithshëm të drejtësisë në Republikën e Kosovës.