Skip to content
Ministri Kuçi vazhdon të pranoj telegrame urimi

Ministri Kuçi vazhdon të pranoj telegrame urimi

Prishtinë, 18/12/2014

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po vazhdon të pranoj telegrame urimi me rastin e zgjedhjes në mandatin e dytë si Ministër i Drejtësisë në Republikën e Kosovës. 

Kuçi ka pranuar urimet për mandatin e ri si Ministër i Drejtësisë nga Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger.

Në letrën e tij drejtuar Ministrit Kuçi, Schlumberger është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur Misioni i OSBE-së  me Ministrinë e Drejtësisë.

“Në partneritet, kemi arritur shumë në themelimin dhe konsolidimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura që promovojnë shoqëri pluraliste, pjesëmarrëse dhe shumë etnike. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për fuqizimin e mëtutjeshëm të demokracisë së qëndrueshme, llogaridhënëse dhe përgjegjëse në Kosovë që i përgjigjet të drejtave dhe nevojave të të gjitha komuniteteve” shkruan, Schlumberger.

Schlumberger ka shprehur gatishmërinë në emër të Misionit të cilin drejton, të vazhdojë bashkëpunimin  me Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content