Skip to content
Ministri Kuçi vlerëson punën e UNICEF-it në Kosovë

Ministri Kuçi vlerëson punën e UNICEF-it në Kosovë

Prishtinë, 15/11/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Drejtoreshën Rajonale të Zyrës së Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Gjenevë, Kirsi Madi, e cila ishte e shoqëruar nga Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë Laila Omar Gad, me të cilat ka biseduar për rolin dhe kontributin që kjo organizatë ka dhënë në promovimin dhe avansimin e të drejtave të fëmijeve në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që UNICEF gëzon tash e sa kohë me institucionet e Kosovës dhe mundësitë e reja për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në fusha të cilat do të promovojnë krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për rritjen, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve në Kosovë. Këtë të fundit, Ministri Kuçi e konsideroi si synimin parësor të institucioneve të Kosovës dhe deklaroi se Qeveria është e gatshme të mbështet projekte dhe iniciativa kreative të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të fëmijëve si në familje ashtu edhe në shkolla dhe ambientet e tjera të rëndësishme për ta. 

Në këtë takim, Ministri Kuçi, në mes të tjerash, tha që “Kosova ka shumë nevojë për ekspertizën e UNICEF-it duke qenë se ju jeni një organizatë me traditë të respektuar dhe eksperiencës shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe promovimin e të drejtave të tyre në nivel global. Me mundësitë që Qeveria e Kosovës ka, ajo është duke punuar vazhdimisht për të përmirësuar të ardhmen e fëmijëve në vend”, ka thënë Kuçi. 

UNICEF-i në Kosovë punon kryesisht në fushat e mbijetesës së fëmijëve, zhvillimin dhe mbrojtjen, me një fokus tek fëmijët më të përjashtuar dhe të rrezikuar në Kosovë. 

Foto Galeria

Skip to content