Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri në detyrë Selimi : Veprimet e Dhomave të Specializuara tejkalojnë ato juridike dhe prodhojnë efekt politik

Ministri në detyrë Selimi : Veprimet e Dhomave të Specializuara tejkalojnë ato juridike dhe prodhojnë efekt politik

Prishtinë, 21/01/2021

“Në zbatim të Ligjit nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka miratuar aktet nënligjore”, tha Selimi.

Me këtë rast, Selimi përmendi Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara;  Udhëzimin Administrativ për Mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial  për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, i cili më pastaj është ndryshuar dhe plotësuar, si dhe Udhëzimin Administrativ për Kompensimin e  personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm.

Ministri në detyrë, Selimi tregoi po ashtu se me dispozita është përcaktuar edhe mbështetja e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

“ Në këtë drejtim, Njësia përkatëse në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe Komisioni do t’i shqyrtojnë kërkesat për mbështetjen e nevojshme financiare si ato të personave të akuzuar po ashtu edhe kërkesat e anëtarëve të ngushtë të familjes së personave të akuzuar për mbulimin e shpenzimeve të ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës, dhe do të ofroj mbështetjen e nevojshme financiare në këtë drejtim në pajtim me legjislacionin në fuqi”, theksoi Selimi.

Selimi teksa tha se vlerat e shtetit të Kosovës kanë dal nga lufta e UÇK-së, ai potencoi se Kosova duhet të bëjë më shumë në aspektin e memories kolektive.

“Vlerat tona si shtet kanë dal nga Lufta e UÇK-së . Pjesa e drejtësisë nuk i takon ekzekutivit dhe nuk duhet t’i takoj asnjëherë, por kjo i’u takon organeve të drejtësisë. Ne çalojmë në disa pjesë, mund të them se në reparacion qëndrojmë mirë, memoria kolektive duhet përmirësuar. Nuk kemi shumë hapësirë për eufori, sepse prapë kemi të bëjmë me shtetin të cilin kemi pasur luftë dhe i cili na ka sjellë shumë pengesa”, tha Selimi.

Ndërkohë, Selimi tha se veprimet e Dhomave të Specializuara kanë dal nga veprimi juridik dhe sipas tij, kanë prodhuar fatkeqësisht efekte politike.

“Së pari, ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tonë. Por një gjë duhet ditur, lëshimi i deklaratave nga ana e Prokurorisë ka qenë dhe mbetet veprim puro politik. Ajo deklaratë nuk është praktikë e drejtësisë sepse elementet që i ka pasur ajo deklaratë kanë qenë politike. Mandej edhe përdorimi i forcës ka qenë joproporcional. Policia e Eulex-it ka përdorur forcë joproporcionale dhe nuk janë pritur aspak mirë nga shoqëria sepse ne jo shumë vonë kemi kaluar nga një situatë e tillë, që për neve ngreh paralele nga e kaluara e afërt. Ai përdorim i forcës ka qenë eksesiv. Andaj kjo mua personalisht më bënë të mendoj që Dhomat e Specializuara kanë veprime politike dhe kanë anime”, tha Selimi.

Në këtë takim morën pjesë edhe Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Donika Emini udhëheqëse e Platformës CiviKos.

Foto Galeria