Skip to content
Ministri Sallahu: Prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë mbesin Qendrat për Punë Sociale

Ministri Sallahu: Prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë mbesin Qendrat për Punë Sociale

Prishtinë, 26/11/2025
Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë ku është takuar me drejtorin Bajram Shala dhe zyrtarët e kësaj qendre.
Ky takim është realizuar në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ku u diskutua për punën, sfidat dhe të arriturat e QPS-së në Prishtinë.
Në fjalën e tij, Ministri Sallahu tha se Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë ka dhe ka pasur prioritet Qendrat për Punë Sociale me theks të veçantë në mbështetje financiare duke rritur kështu buxhetin për mbështetje në 2.5 milionë euro në vit.
Tutje, Ministri Sallahu tha se ekziston një gjuhë e mirë e komunikimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe QPS-ve, gjë që sipas tij e bënë më të lehtë bashkëpunimin, kalimin e sfidave dhe punën me qendrat sociale.
Ministri Sallahu tha se Qendrat për Punës Sociale trajtojnë kategoritë më të ndjeshme në shoqëri andaj është e rëndësishme për Qeverinë që ata të marrin shërbimin adekuat dhe të duhura.
Ndërsa drejtori i QPS-së në Prishtinë, Bajram Shala falenderoi ministrin Sallahu për bashkëpunim dhe njëkohësisht theksoi se është vizita e parë e një ministri në këtë institucion.

Foto Galeria

Skip to content