Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot ka vizituar Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ku është takuar me drejtorin Avni Miftari, stafin korrektues dhe atë civil.
Ky takim u realizua në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”. Me këtë rast, Ministri Sallahu tha se ndjehet i lumtur për rrugëtimin e përbashkët me këtë Qendër Korrektuese, teksa veçoi përpjekjet e vazhdueshme nga ana e Ministrisë në krijimin e akteve ligjore që ndihmojnë të ndihet zëri i grave dhe vajzave pa përjashtim.
Në këtë aspekt, u diskutua edhe rritja e punësimit të grave dhe vajzave në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, duke eleminuar kështu një sfidë dhe mungesë të grave në këtë institucion.
Drejtori Miftari dhe zyrtarët e tjerë të pranishëm në takim, vlerësuan lartë bashkëpunimin dhe përkushtimin e Ministrisë kundrejt Qendrës Korrektuese në Smrekonicë.