Skip to content
Ministri Sallahu vizitoi Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë

Ministri Sallahu vizitoi Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë

Prishtinë, 09/12/2025
Ushtruesi i detyrës i Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, së bashku me këshilltaren politike, Vlora Limani Hajnuni, sot ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) në Prishtinë.
Gjatë takimit, Ministri Sallahu u informua nga drejtoresha e Qendrës, Zana Hamiti Asllani rreth punës së QMGF-së, sfidave dhe nevojave në ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës, si dhe kushteve aktuale në të cilat funksionon kjo strehimore.
Në këtë kuadër, Ministri Sallahu theksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për shërbimet sociale dhe familjare, duke rikujtuar se buxheti për këto shërbime është rritur në 2.5 milionë euro. Ai tha se kjo mbështetje synon forcimin e kapaciteteve të strehimoreve dhe përmirësimin e qasjes në shërbime për të gjitha kategoritë që kërkojnë mbrojtje.

Foto Galeria

Skip to content