Skip to content
Ministri Sallahu vlerëson punën e stafit të MD-së dhe rezultatet institucionale

Ministri Sallahu vlerëson punën e stafit të MD-së dhe rezultatet institucionale

Prishtinë, 24/12/2025
Ushtruesi i detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka pritur stafin e Ministrisë së Drejtësisë në një ndejë të organizuar me rastin e përmbylljes së vitit.
Ministri Sallahu falënderoi stafin për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë vitit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës ekipore në realizimin e objektivave të Ministrisë së Drejtësisë.
Po ashtu, Ministri Sallahu vlerësoi kontributin e secilit zyrtar dhe shprehu mirënjohje për punën e bërë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive institucionale, duke uruar një vit të ri të mbarë, me shëndet dhe suksese.
Ministria e Drejtësisë gjatë mandati 2021–2025 ka hartuar 6 dokumente Strategjike, 12 koncept dokumente, 82 akte nënligjore dhe 48 ligje.Po ashtu gjatë këtyre viteve janë mbështetur dhe kompensuar viktimat e krimit ku janë ndarë 949 mijë e 696 euro si dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare me mbi 8.2 milion euro.
Përveç mbështetjes, Ministria e Drejtësisë ka arritur t’i kursej mbi 235 milionë euro të buxhetit të Republikës së Kosovës nëpërmjet mbrojtjes në arbitrazhet ndërkombëtare dhe në kontestet e ndryshme juridike brenda vendit.
Skip to content