Skip to content
Ministri Selimi dhe Ministri Kuçi, diskutojnë për bazën ligjore për implementimin e Planit të rimëkëmbjes ekonomike

Ministri Selimi dhe Ministri Kuçi, diskutojnë për bazën ligjore për implementimin e Planit të rimëkëmbjes ekonomike

Prishtinë, 10/06/2020

Gjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për koordinimin mes dy institucioneve në fushën e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e bazës ligjore per implementimin e Planit të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.

“ Sot kam pritur në takim Ministrin Kuçi, ku diskutuam  rreth implementimit të Planit për rimëkëmbje ekonomike. Jam i lumtur që sundimi i ligjit është baza e Planit të rimëkëmbjes ekonomike”, deklaroi Ministri Selimi.

Ministri Selimi tha se Plani për rimëkëmbje ekonomike është i nevojshëm andaj sipas tij, Ministria e Drejtësisë do të ofrojë ndihmë në përgatitjen e legjislacionit për implementimin e tij.

“ E sigurova Ministrin Kuçi, që Ministria e Drejtësisë me kapacitetet që ka, qoftë në ndihmesën e përgatitjes së legjislacionit apo ndihmë në raport me institucionet e tjera dhe ato të sundimit të ligjit, do të jetë në dispozicion të plotë të implementimit të Planit të rimëkëmbjes ekonomike”, deklaroi Ministri Selimi.

Ndërsa Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se vizita e tij në Ministrinë e Drejtësisë ka për qëllim dërgimin e mesazhit që sundimi i ligjit është bazë e zhvillimit ekonomik.

Ministri Kuçi tha se shpreson që Qeveria e Kosovës në javën e ardhshme të dal me një Plan konkret të veprimit për rimëkëmbjen ekonomike.

Foto Galeria

Skip to content