Skip to content
Ministri Selimi dhe Ministri Veliu diskutojnë për hapat drejt finalizimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit

Ministri Selimi dhe Ministri Veliu diskutojnë për hapat drejt finalizimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 15/10/2020

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rekomandimet kryesore të procesit të RFSSL-së, që synojnë forcimin e integritetit, llogaridhënies dhe kapaciteteve të Policisë së Kosovës, si një ndër organet kyçe të sundimit të ligjit.

“Jam shumë i lumtur që disa prej rekomandimeve tanimë kanë filluar të zbatohen nga Policia dhe ato që kanë mbetur gjetën përkrahjen e plotë nga Ministri z. Veliu dhe Drejtori z. Qalaj. Përmes këtyre rekomandimeve që do të përfshihen në Strategjinë e planifikuar të Sundimit të Ligjit, synohet të ndërmerren aktivitete konkrete për forcimin e integritetit, llogaridhënies dhe kapaciteteve të Policisë”, tha ministri Selimi.

Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kanë rënë dakord për vazhdimin e aktiviteteve deri në finalizimin e Strategjisë.

Strategjia për Sundimin e Ligjit, do të jetë dokumenti kryesor reformues me rezultate konkrete në praktikë në fushën e drejtësisë.
 

Skip to content