Skip to content
Ministri Selimi dhe Ministrja Gjonaj, diskutojnë për bashkëpunim bilateral në fushën e drejtësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri Selimi dhe Ministrja Gjonaj, diskutojnë për bashkëpunim bilateral në fushën e drejtësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 11/06/2020

“Kënaqësi e veçantë të zhvilloj takimin tim të parë, edhe pse në mënyrë virtuale, me Ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj. Bashkëbisedim i frytshëm për mënyra të reja të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e drejtësisë”, deklaroi Ministri Selimi.

Ministri Selimi dhe Ministrja Gjonaj kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

“Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira me Shqipërinë, na shërben në rrugën tonë të anëtarësimit në BE. U pajtuam të punojmë ngushtë së bashku për të përmbushur potencialin e madh dhe për t'i dhënë vlerë të shtuar marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera”, ka deklaruar Ministri Selimi.

Sipas tij, është e pazëvendësueshme përkrahja e Shqipërisë, si zë i fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, uroi Ministrin Selimi për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Foto Galeria

Skip to content