
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri Selimi tha se hartimi i këtij raporti është hapi i parë për krijimin e një sistemi të llogaridhënies në fushën drejtësisë.
“ Faleminderit që sot jeni këtu në lansimin e raportit për sistemin e llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun. Falënderoj zëvendëskryeministrin z. Selmanaj dhe kryesuesin e grupit z. Spahija por edhe anëtarët e grupit punues si dhe partnerët tanë ndërkombëtar për punën e bërë për hartimin e këtij raporti. Ky është vetëm hapi i parë për të krijuar një sistem më llogaridhënës dhe më të fortë për t’i mbrojtur prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm dhe për t’i larguar ata që nuk janë të ndershëm”, tha ministri Selimi.
Sipas ministrit Selimi, sistemi i llogaridhënies përfshirë edhe Vettingun, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe nuk duhet të bëhet politik.
“Nëse duhet ta kemi një sistem të drejtësisë së pavarur dhe llogaridhënës duhet të bëhet duke i përfshirë ata. Nuk duhet të bëhet politik sepse preferencat politike ndryshojnë përderisa sistemi i drejtësisë duhet të jetë permanent”, tha ministri Selimi.
Ministri Selimi tha se beson që në muajin janar të fillohet implementimi i njërit nga modaliteteve të dala nga raporti i Grupit Punues për sistemin e llogaridhënies.
Edhe zëvendëskryeministri Selmanaj, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, pritet që të vendos për njërin nga modalitetet që i janë ofruar në raportin e Grupit Punues.
“Neve na janë ofruar katër modalitete. Ne si Qeveri na mbetet të vendosim për njërin nga modalitetet që na është ofruar nga Grupi Punues, të zgjedhim njërin nga modelet që është më i përshtatshëm për Kosovën. Jemi të bindur që me modalitetin që do ta zgjedhim jemi të sigurt që po ju vjen fundi dembelëve brenda sistemit të drejtësisë, të korruptuarve dhe atyre që deri më sot kanë pasur një qasje të papërgjegjshme”, deklaroi zëvendëskryeministri Selmanaj.
Ndërsa kryesues i Grupit Punues nga KDI, Florent Spahija, tha se raporti i dorëzuar përmban katër modalitete që lidhen me llogaridhënien duke përfshirë edhe Vettingun.
“Ekspertiza jonë dhe e grupi punues ka bërë që të vijmë me katër modalitete. Modaliteti i parë është Status Quo, ajo ku jemi deri tash e që po shohim që nuk ka as vullnet për të vazhduar. Janë edhe tri modalitete tjera, si ndryshimet ligjore, modaliteti i Vettingut të përhershëm dhe modaliteti gjithëpërfshirës që fillon menjëherë dhe kryhet pas pesë vitesh”, tha Spahija.